Tentoi t’i japë 50 euro policit për t’u nisur drejt Italisë, arrestohet

Një 58-vjeçar nga Dibra është arrestuar ditën e djeshme nga ana e Seksionit Kundër Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Policisë Qarkut Durrës, për korrupsion. Sipas policisë 58-vjeçari Ramadan Hoxha është kapur në flagrancë duke i dhënë 50-Euro punonjësit të Pikës së Kalimit Kufitar në Portin e Durrësit, me qëllim që ta linte të kalonte për në Itali pasi më parë ishte refuzuar kalimi i tij. Materialet i kaluan  për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës për veprën penale të “ Korrupsionit aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal. 

SHKARKO APP