Tentoi t’i shpëtonte policisë, aksidentohet për vdekje 23-vjeçari shqiptar në Itali

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në zonën San Giovanni të komunës Motta di Livenza, në provincën e Trevisos, Itali. Viktima është 23-vjeçari Kevin Anghel, me origjinë shqiptare dhe banues në Pordenone.

Sipas raportimeve të mediave italiane, i riu po udhëtonte me një automjet tip Alfa Romeo Brera kur humbi kontrollin e mjetit në përpjekje për t’i shmangur një pikë kontrolli të karabinierëve. Ai përshpejtoi menjëherë sapo vuri re patrullën, megjithatë forcat e rendit nuk ndërmorën ndjekje, pasi e kishin identifikuar dhe raportuan ngjarjen në qendrën operative.

Pak minuta më pas, makina e Anghel rrëshqiti me shpejtësi të lartë dhe u përplas me dy pemë anës rrugës, duke u shpërbërë në dy pjesë për shkak të forcës së madhe të goditjes. Copëzat e automjetit u shpërndanë në një perimetër të gjerë, ndërsa një pjesë goditi edhe një furgon që po kalonte rastësisht në vendin e ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, por për të riun nuk kishte më asnjë shpresë. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar saktësisht dinamikën e aksidentit dhe rrethanat që çuan në tragjedinë fatale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?