FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tentoi t’i shpëtonte policisë me vrap, arrestohet 45 vjeçari që shpërndante drogë në Durrës

Një 45 vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike.

Pasi u ndalua për kontroll në lagjen nr. 8, Durrës, 45 vjeçari me iniciale G. T., në momentin që konstatoi Policinë tentoi të largohej, por u kap dhe u shoqërua në Komisariatin e Policisë Durrës.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe 3 aparate celularë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?