Tenton të vrasë gruan dhe veten, vajza lajmëron policinë, shmanget tragjedia
Policia e Tiranës ndali sot një tragjedi brenda familjes.
Një 54 – vjeçar tentoi të vrasë bashkëshorten e tij dhe më pas edhe veten, por ai u denoncua në kohë nga vajza e tij 26 – vjeçare që arriti të lajmërojë policinë. Besim Pengli u ndal kërcënonte me armë bashkëshorten.
Ngjarja u shënua gjatë paradites së martë, në banesën e familjes Pengli, në rrugën “Jordan Misja”. Me ndihmën e të bijës bashkëshortja e autorit mundi të dalë nga banesa, ndërsa më tej 54 – vjeçari tentoi të vrasë veten me një automatik.
Pas negociatave e ka bindur atë të dalë jashtë banesës dhe policia e ka shoqëruar në komisariat.
KOHA JONË SONDAZH

