Tenton t’i largohet policisë dhe përplas disa mjete të parkuara, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

I ndjekur nga policia, një 20-vjeçar në Durrës është kapur dhe arrestuar, pasi përplasi disa mjete dhe u largua nga vendi i aksidentit.

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve ndaj personave që lëvizin me sende të kundraligjshme dhe rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, në lagjen nr.1, Durrës, i kanë bërë shenjë për të ndaluar mjetit tip “Benz”, me drejtues shtetasin Xh. V., i cili nuk i është bindur urdhrit të policisë, por është larguar duke dëmtuar dhe disa mjete të parkuara. Shërbimet e Policisë në lagjen nr.17, Durrës, kanë bërë të mundur ndalimin e mjetit dhe shoqërimin e tij në ambientet e Policisë.

Në vijim të veprimeve, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të policisë” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, i shtetasit Xh. V., 20 vjeç, banues në Durrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po kështu është arrestuar edhe një 30-vjeçar për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”. Policia ka ndaluar në lagjen nr.13, shtetasin A. I., ku gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lëndë narkotike marjiuanë dhe një grirëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë kontrollit në banesën e tij shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 48 gr. lëndë narkotike e dyshuar marijuanë. Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi A. I., 30 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?