Tentonte të shiste makinat që i vinin për riparim, arrestohet pronari i servisit në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 37-vjeçar, pronar i një servisi automjetesh në zonën e Astirit, i dyshuar për mashtrim.

Njoftimi i Policisë: 

Finalizohet nga Komisariati Nr. 6, operacioni i koduar “Skema”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arrestohet pronari i një servisi automjetesh në Astir, për mashtrim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dokumentohen 6 raste të kësaj veprimtarie kriminale, të kryera nga ky shtetas.

I arrestuari, përveçse nuk ka riparuar automjetet për të cilat është paguar, në disa raste ka tentuar t’i shesë ato.

Sekuestrohen nga ambientet e subjektit, 5 automjete, të cilat iu lanë në ruajtje pronarëve të tyre.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera menjëherë pas kallëzimeve të disa qytetarëve, se nuk kishin iu ishin riparuar automjetet, pavarësisht se i kishin paguar paratë, pronarit të një subjekti në këtë fushë, në zonën e quajtur “Astiri”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin e koduar “Skema”.

Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”, M. H., 37 vjeç, si dhe u dokumentuan 6 raste të kësaj veprimtarie kriminale. Përveç mashtrimit, nga hetimet dyshohet se në disa raste, 37-vjeçari ka tentuar të shesë automjetet që i ishin lënë për riparim.

Punohet për dokumentimin e rasteve të tjera në këtë fushë, që mund të ketë kryer shtetasi M. H.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?