“Tentuan dhe mbrëmë në orën 3 të natës”, flet Luan Haka nga Maqellara: I shkuam 40 vetë, u futën shpejt nëpër shpia

Simpatizantët e PD-së dhe LSI-së kanë shpërthyer në gëzim pasi policia gjeti brenda makinës provat sipas tyre që vërtetojnë që aty po tentohej të bliheshin vota.

Ata kanë marrë në krahë kandidatin e PD-së Luan Haka dhe brohorasin për faktin që kanë arritur të zbulojnë provat që po tentohet blerja e votës në zonën e tyre.

Makina u ndalua ditën e sotme nga Struktura për Mbrojtjen e Votës pranë PD-së, të cilët nuk kanë lejuar largimin e personave brenda në makinë pa ardhur policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në prezencën e Policisë, shoferi dhe pasagjeri janë kontrolluar nga simpatizantët e opozitës për prova që ndihmojnë në zbardhjen e këtij rasti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pasi i kontrolluan, ata lejuan policinë që t’i shoqeronte dy personat që ishin brenda në makinë, por makinën nuk kanë lejuar ta heqin që aty pa ardhur prokuroria dhe policia.

Edhe tashmë që po kryhet mbledhja e provave, simpatizantët e opozitës nuk janë larguar për asnjëe moment nga vendngjarja për të mos lejuar fshehjen e provave.

“I ftoj të gjithë socialistë dhe demokratë të na bashkohen. I dimë kush shpërndan lekë. Të njëjtit persona që kane fituar për herë zgjedhjet me mashtrime. Me strukturat tona me burime të sigurta. Para se të bllokonim këtë makinë, kemi qenë në fshatin Buccisht. Atje po bëheshin gati të shpërndaheshin para. U gjetën 5 milionë lekë dhe lista me të gjithë fshatrat sipas emrave që do të shpërndanin paratë. Nuk është vetëm ky, janë dhe 3-4 tjerë. Secili kandidat ka menaxherin e vet. Se këta janë specialista. Këta mendojnë se do të poshtërojnë popullin e Maqellarës. Jemi 24 orë non-stop në gatishmëri. Jemi pa gjumë fare. Janë të njëjtit persona. Mbrëmë kemi pasur raportim në Luzni. Në oren 3 të natës informacioni. Kemi shkuar 40 veta. Po të njëjtit persona u futën brenda nëpër shpia. U mbyllën brenda. E njëjta mënyrë është gjithandej. Grupet tona janë të gatshme gjithandej. Këtu jemi për jetë a vdekje. Po të fitojnë me votë le të fitojnë. Me lekë jo”, deklaroi Luan Haka.

"Tentuan dhe mbrëmë në orën 3 të natës", flet Luan Haka nga Maqellara: U futën shpejt nëpër shpia

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?