Tentuan të futeshin në Kryeministri, Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “detyrim për paraqitje” për 14 protestuesit e arrestuar pas protestës së zhvilluar të martën para Kryeministrisë. Gjithashtu, organi i akuzës ka kërkuar ndalimin e qëndrimit të tyre për një periudhë të gjatë pranë Komisariateve nr. 1, 2 dhe 3 në kryeqytet.
Nga ana tjetër, protestuesit kanë kërkuar që arrestimi i tyre të shpallet i paligjshëm dhe që ndaj tyre të mos vendoset asnjë masë sigurie.
Në total, 14 persona u arrestuan, ndërsa 3 të tjerë u proceduan penalisht në gjendje të lirë pas protestës së së martës, e cila shënoi protestën e 94-t në radhë të zhvilluar para Kryeministrisë.
Të arrestuarit janë të moshave nga 28 deri në 50 vjeç. Sipas autoriteteve, ata u prangosën pas përplasjeve fizike me efektivët e policisë, ndërsa protestuesit kishin bllokuar hyrjet dhe daljet e Kryeministrisë, në një kohë kur kryeministri Edi Rama ndodhej brenda godinës.
Tashmë pritet vendimi i gjykatës për masat e sigurisë ndaj 14 protestuesve.
KOHA JONË SONDAZH

