Tentuan të korruptojnë policët, dy të arrestuar

Dy shtetas janë arrestuar në flagrancë sot paradite, pasi tentuan korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore që i kishin ndalur për shkelje të ligjit.

Nga ana e Komisariatit të Qarkullimit Rrugor Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin e Antikorrupsionit Tiranë, sot në datë 14.02.2015, rreth ores 10:10 është bëre arrestimi në flagrancë i shtetasit Tahir Lleshi. Ky shtetas në momentin e konstatimitnga ana e Punonjesit të Qarkullimit Rrugor, ka qene duke kryer shërbimi taksi të pa licensuar,në afërsi tësheshit “Karl Topia”. Në momenin e ndalimit ai ka tentuar t’i japë shumën e 1000 lekëve punonjësit të policisë.

Arrestimi tjetër është kryer rreth një orë më vonë. Në orën 11:15 shtetasi Arjan Sulajështë ndaluar nga Policia, pasi ka hyrë kundravajtje në afërsi tësheshit “Skenderbej”. Pas ndalimit është konstatuar se ky shtetas nuk ishte i pajisur me me leje drejtimi. Në këto kushte ai ka tentuar t’i japi shumën e 1000 lekëve punonjësit të policisë.

Të dy shtetasit e lartpërmendur janëarrestuar për veprën penale të "Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Vetëm gjatë dy javëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 4 persona që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore. Ndërsa që nga dhjetori i vitit të kaluar numri i personave të arrestuar për këtë veprë penale është 9.

SHKARKO APP