Tentuan të vidhnin menaxherin e lokalit në Radhimë, 3 të arrestuar
Policia e Vlorës ka arrestuar tre persona, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vjedhin menaxherin e një lokali në Radhimë.
Të arrestuarit:
Besjan Hibraj, 24 vjeç, banues në Vlorë.
Klajdi Spahaj, 26 vjeç, banues në Vlorë.
Domeniko Spahaj, 21 vjeç, banues në Vlorë.
Dje, rreth orës 19:00, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin si dhe me persona të tjerë (ende të paidentifikuar) kanë tentuar të vjedhin me armë zjarri menaxherin e lokalit “Olympia” Radhimë, shtetasin me iniciale A.B., 26 vjeç, banues në Radhimë.
KOHA JONË SONDAZH

