Tepelena “mbulohet” nga kanabisi, asgjësohen 5 mijë rrënjë

Një tjetër sasi e konsiderueshme kanabisi është asgjësuar nga policia në Tepelenë.

Bëhet fjalë për një sasi prej 5 000 bimësh kanabis, të cilat ishin mbjellë në fshatin Dhëmblan.

Droga ishte kultivuar në dy parcela, ku njëra kishte 3500 rrënjë të mbjella dhe tjetra 1500 bimë të dyshuara narkotike u asgjësuan në vendin e quajtur “Budulisht”, Dhemblan, Tepelenë.  Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike “.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?