Tepelenë, 6 “policë” me 2 makina tentojnë të grabisin banesën

Një grabitje është tentuar që të kryhet në fshatin Nivicë të Tepelenës nga 6 persona të veshur me rroba policie. Mësohet se autorët kanë qenë me dy makina kur shkuan për të grabitur banesën e Kujtim Matukës.

Grabitja ka mbetur në tentativë pasi u pikasën nga pronari i banesës. Autorët u larguan menjëherë dhe braktisën njërën nga makinat në oborrin e shtëpisë, kurse automjeti tjetër u gjet i braktisur në aksin Gusmar – Kuç.

Sipas burimeve, makina Benz me targa AA 239 EX është vjedhur më 28 shkurt në Lushnje dhe është në pronësi të Eugen Vasiut. Kurse automjeti i dytë me targa AA 811 Lj është vjedhur në Vlorë më 4 mars dhe është në pronësi të Xhezmi Henaj.

Nuk dihet asgjë rreth autorëve të ngjarjes, ndërkohë që ata janë arratisur në drejtim të paditur. Policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët. Ngjarja ka ndodhur para ditësh më 5 mars, por nuk është bërë publike.

SHKARKO APP