Teqeja e Halvetive në Berat, një ikon e kultit në Ballkan

Teqeja e Halvetive në Qëndrën Mesjetare Berat është një nga objektet e kultit më të spikatura të trashëgimisë kulturore shqiptare, që së bashku me Xhaminë Mbret, tërheqin vëmendjen e vizitorëve vendas e të huaj, që vizitojnë qytetin.
Teqeja e Halvetive është një ndërtim arkitektonik që shquhet për bukurinë dhe kompleksitetin e saj.
Kjo teqe, e cila ka një histori të gjatë dhe interesante, është një monument i shekullit XV dhe është rindërtuar nga Ahmet Kurt Pasha në fund të viteve 70 të shekullit XVIII dhe tashmë është një pjesë e shquar e peizazhit kulturor në qytetin e Beratit.
E vendosur në lindje të Xhamisë Mbret dhe e rrethuar nga një oborr, ajo përshkruhet nga një arkitekturë e pasur dhe një dizajn i kujdesshëm.
Po të shikoni me kujdes në murin e kësaj godine do të vëreni disa vrima të vogla. Këto vrima shërbejnë për akustikën e zërit gjë që tregon se objekti është ndërtuar me mjeshtëri të lartë e cila është punuar ne flori.
Në anën jugore të objektit ruhen konakët e banimit të dervishëve, rindërtim i shekullit XIX-të.
Pjesa e mbetur paraqet një ndërtesë të gjatë dykatëshe me bodrume. Ka çardak mbi shtylla druri dhe konakët në pjesën e sipërme.
Interesant është fakti se nën këtë godine ndodhet një kanal i cili mbledh ujërat e kodrës dhe i derdh ne lumin Osum.
Konakët kanë shërbyer si hane për besimtaret që vinin për të bërë ritet fetare si dhe për nxënësit që studionin në medrese.

SHKARKO APP