“Tërbohet” deti, përplasen dy anije turke në Ravena, katër marinarë të zhdukur

Tragjeditë në detin e trazuar nuk kanë të sosur. Si të mos mjaftonte trageti  që u përfshi nga flakët në orët e para të ditës së djeshme dhe rrezikoi jetën e qindra njerëzve, mes të cilëve kishte edhe shqiptarë, janë përplasur gjatë natës së kaluar në det edhe dy anije turke, ku raportohen deri tani se kanë humbur jetën katër persona.  Pas përlasjes, me kalimin e orëve zbehen shpresat për të gjetur të gjallë katër marinarët e zhdukur në Ravena. Kërkimet janë ndërprerë si pasojë e motit të keq. Në bordin e anijes turke “Gokbel”, që u fundos pas përplasjes me anijen tjetër  turke“Lady Aziza”, ndodheshin 11 persona. Dy janë viktimat e konfirmuara deri tani dhe pesë personat që janë shpëtuar janë transportuar menjëherë ëpr në spital.  Përplasja ndodhi kur anija që vinte nga Brindizi po tentonte të hynte në port, ndërsa anija tjetër po dilte në det të hapur. Janë nisur dy hetime paralele për të zbardhur ngjarjen dhe për gjetjen e përgjegjësve të kësaj tragjedie.

Dëshmi rrënqethëse nga pasagjerët e tragetit  

Trageti i bllokuar në mes të detit, është përjetuar me akth jo vetëm nga pasagjerët, por nga e tëra Greqia, Italia dhe Shqipëria.  Lufta për mbijetesë ka ndarë familjet, që po udhëtonin në traget, ndërsa fëmijë u evakuan të parët me helikopterë. Shumë prje tyre janë dërguar në Itali, por edhe në Greqi. Një vajzë 12 vjeçare, Maria, në orët e para të mëngjesit të sotëm ëshët lidhur në telefon me nënën e saj në Greqi dhe gjyshen në Itali për t’u thënë se ka shpëtuar është gjallë dhe ndodhet në një spital në Itali, ku po i jepet ndihma e parë. Vajza e Mikele Lazira, një prej makinistëve të tragetit, së bashku me vëllain dhe nënën e saj kishin vendosur të kalonin krishtlindjet në vendin e punës së babait, në traget. Ajo tregon tmerrin që kanë përjetuar të gjithë pasagjerët, alarmin që u dha pas flakëve që përfshinë tragetin, tymin, dhe më pas orë të tëra që kaloi në errësirë dhe të ftohtë, duke u lutur, deri sa mbërritën helikopterët. Fei dhe Aleksandra, dy motrat greke që udhëtonin në traget, tregojnë se si janë kapur në litarët e hedhur nga helikopterët, për të përjetuar një skenë si në filmat hollivudianë, aq sa ato e krahasojnë ngjarjen me skenat që kanë parë tek filmi “Titanik”. Konsulli grek në Bari, një ditë më parë ka vizituar të gjithë bashkëkombasit e tij të vendosur në spitale të ndryshme të zonës. Mes tyre është edhe Sofia Antonaki, një profesoreshë, bashkëshorti i së cilës ndodhet ende në traget. Ajo tregon se duhej të ishin nisur me një tjetër target, por në minutën e fundit iu është thënë të hipin tek “Norman Atlantik”. Bashkë me dy djemtë e saj 12 dhe 15 vjeç, ajo shpjegon se janë kapur në kohë në litarët e lëshuar nga helikopterët. Anija ishte e mbushur me kamionistë grekë, që ktheheshin në punë pas pushimeve. Teodora Douli, bashkëshortja e viktimës së vetme të konfirmuar deri tani tregon se burri i saj humbi jetën teksa mbronte atë në pritje të varkave të shpëtimit. Janë këto dëshmi rrënqethëse të njerëzve që përjetuan orë tmerri, në tragetin që ishte nisur nga Igumeniva drejt Ankonës. 

SHKARKO APP