Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 3 Nëntor 2026, 23:02 Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama! Lideri demokrat Berisha i ftuar te Blendi Fevziu këtë të martë në Opinion tha se është gati të bashkohet edhe me Arlind Qorin vetëm…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Brukseli dhe Shqipëria
  • Protesta
  • Kërcënime me bombë
  • Ben Blushi
  • Zgjedhjet në SHBA
  • PD dhe Berisha
  • Ministri i Transportit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Brukseli dhe Shqipëria
  • Protesta
  • Kërcënime me bombë
  • Ben Blushi
  • Zgjedhjet në SHBA
  • PD dhe Berisha
  • Ministri i Transportit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Tërhiqet Bekim Sejdiu, dështon kandidatura për President: Nuk ka mbështetje të mjaftueshme parlamentare

Tërhiqet Bekim Sejdiu, dështon kandidatura për President: Nuk ka mbështetje të mjaftueshme parlamentare

Aktualitet
E hënë, 14 Shtator 2026 19:18
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Bekim Sejdiu ka njoftuar tërheqjen nga kandidatura për president të Kosovës, duke thënë se vendimi erdhi për shkak të mungesës së mbështetjes së nevojshme në Kuvend dhe përplasjeve politike rreth procesit. Sejdiu ka treguar se para dy javësh ishte kontaktuar nga përfaqësues të LDK-së dhe ishte ftuar në një takim me delegacionet e LDK-së dhe LVV-së. Sipas tij, në takim ishte bërë e ditur se të dyja partitë kishin arritur marrëveshje që ai të propozohej si kandidat jopartiak për president. Ai tha se e kishte pranuar kandidaturën për shkak të krizës institucionale dhe me synimin për të ndihmuar në zhbllokimin e situatës politike. Sejdiu ka bërë të ditur se për vendimin i kishte njoftuar paraprakisht përfaqësuesit e LDK-së dhe LVV-së. Ai ka falënderuar të gjithë ata që e mbështetën kandidaturën e tij, veçanërisht përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe mërgatën shqiptare në SHBA.

Postimi i plotë

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, të dashur miq! Para dy javësh u kontaktova nga përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nga të cilët u ftova në një takim të përbashkët me delegacionet e kryesuara nga liderët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Lëvizjes Vetëvendosje. Aty u njoftova se, pas një procesi shterues bisedimesh, këto dy parti kanë arritur pajtueshmëri që emri im të propozohet si kandidat jopartiak për President të Republikës së Kosovës. E konsideroj këtë si besim të madh ndaj meje si person dhe një vlerësim për kontributin tim në jetën institucionale të Republikës së Kosovës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Përfaqësuesve të këtyre dy partive ua shpreh mirënjohjen time më të thellë, që më kanë nderuar me një besim të tillë dhe për mbështetjen e tyre përgjatë këtij procesi. Duke qenë i vetëdijshëm për periudhën e vështirë nëpër të cilën po kalon vendi ynë dhe për rrezikun që kriza institucionale të thellohet, kam pranuar të jem kandidat për President të Republikës së Kosovës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Komoditetin personal dhe indiferencën intelektuale nuk i kam konsideruar asnjëherë opsione kundruall nevojës për t’i shërbyer vendit, sidomos në situata krizash. I kam qëndruar gjithmonë idesë se intelektualët dhe profesionistët kanë përgjegjësi ndaj shoqërisë dhe se kapacitetet intelektuale dhe aftësitë e tyre profesionale nuk kanë asnjë vlerë nëse nuk vihen në shërbim të interesit të përgjithshëm.

Mund t'ju interesojë

Champions/ United përmbys Romën, fitojnë edhe Bayerni, Interi dhe Barcelona

Champions/ United përmbys Romën, fitojnë edhe Bayerni, Interi dhe Barcelona

Para 4 orësh
Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë

Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë

Para 5 orësh
Studiuesi Auron Tare: Trump, presidenti amerikan me mbështetjen më të ulët në midterm

Studiuesi Auron Tare: Trump, presidenti amerikan me mbështetjen më të ulët në midterm

Para 5 orësh

Siç e kam thënë edhe në paraqitjen time publike, nuk kam pasur asnjë ambicie për pozita publike përtej atyre akademike dhe profesionale dhe motivi im i parë dhe i vetëm për ta pranuar propozimin për postin e Presidentit të shtetit ka qenë që të vihem në shërbim të zhbllokimit të ngërçit institucional. Kam besuar se partitë politike parlamentare dhe deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të gjejnë forcë për t’i tejkaluar ndasitë politike ose çfarëdo interesi tjetër, për t’i dhënë vendit institucione stabile në këto kohë të vështira dhe me plot sfida.

Në rrethanat e krijuara, të karakterizuara nga mungesa e mbështetjes së nevojshme parlamentare për zgjedhjen time si Presidentit dhe nga devijimi i tërë procesit në vorbullën e dinamikave dhe përplasjeve të brendshme politike, kam vendosur të tërhiqem nga kandidatura për President të Republikës së Kosovës.

Për këtë vendim timin i kam njoftuar më herët përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Lëvizjes Vetëvendosje. Mbështetja e gjerë që më është ofruar këto ditë, nga kolegë, miq, personalitetete publike e të shoqërisë civile dhe, në mënyrë të veçantë, nga mërgata shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më ka bërë krenar për punën time në shërbim të Republikës së Kosovës.

Kjo ma përforcon besimin e patundur se lojalitetin institucional dhe patriotizmin kushtetues i kam pasur gjithmonë si udhërrëfyesit e vetëm në angazhimin tim institucional. Atë përcaktim, sidomos në mbrojtje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, asnjëherë nuk e kam pasur selektiv apo konjuktural, por parimor dhe profesional.

Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj nuk kanë nevojë për drama politike dhe thellim të polarizimit, por për maturi dhe bashkim në funksion të forcimit të shtetit tonë. Prandaj, me sinqeritetin më të madh shpresoj se partitë politike do të gjejnë rrugëdalje nga ky rreth vicioz, i cili, më shumë se çdo gjë tjetër, po e venitë shpresën e qytetarëve për një të ardhme prosperuese për ta dhe familjet e tyre. Republika e Kosovës është shtëpia jonë e përbashkët, e lindur nga ideale të pathyeshme dhe sakrifica sublime. Kosova qëndron mbi çdonjërin prej nesh, ndaj, së bashku, ia kemi borxh t’i shërbejmë me devotshmëri, gjithmonë, kurdo dhe pa asnjë kusht.

Sinqerisht, Bekim Sejdiu

Etiketat e lidhura

Bekim Sejdiu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!
Para 4 orësh

Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!

Champions/ United përmbys Romën, fitojnë edhe Bayerni, Interi dhe Barcelona
Para 4 orësh

Champions/ United përmbys Romën, fitojnë edhe Bayerni, Interi dhe Barcelona

Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë
Para 5 orësh

Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë

Tragjedia me 69 viktima, jep dorëheqjen ministri i Transportit
Para 5 orësh

Tragjedia me 69 viktima, jep dorëheqjen ministri i Transportit

Më të lexuarat

1 Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë
Para 8 orësh

Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë

2 Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë
Para 5 orësh

Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë

3 Promovimi i romanit të Ben Blushit ishte si miting
Para 8 orësh

Promovimi i romanit të Ben Blushit ishte si miting

4 Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!
Para 4 orësh

Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.