Tërhiqet kompania ofertuese për portin e ri në Porto Romano, ministri Karakaçi tregon shkakun

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi bën me dije se tenderi për portin e ri në Porto Romano është anuluar. Në një dalje për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ai pohoi se kompania e vetme ofertuese është tërhequr nga tenderi. ”Kemi një tërheqje të ofertuesit të vetëm. Me një arsye tërësisht ekonomike. Për shkak të rritjeve të kostove totale të ndërtimit në përgjithësi. Dhe ofertuesi është tërhequr me qëllimet ekonomike. Komisioni do të vijojë me procedurat”, tha Karakaçi.

Nga ana tjetër ministri e quajti aludim informacionet që kompania ofertuese të ketë pasur lidhje ruse. Bëhet fjalë për kompaninë Archirodon, e cila nuk dorëzoi ofertën financiare brenda afatit të përcaktuar, më 9 mars, duke bërë që procesi i prokurimit të ndërpritet. Tenderi kishte një vlerë të parashikuar prej rreth 400 milionë eurosh dhe synonte ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, një projekt i rëndësishëm për infrastrukturën portuale dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Vendimi për pezullimin vjen pas kërkesës dhe insistimit të vazhdueshëm të SHBA-ve, shkruan A2. Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, Grant Van Cleeve, pak ditë më parë adresoi një letër publike për Edi Ramën dhe titullarë të lartë qeveritarë, në lidhje me këtë tender.

Swiss Digital Desktop Reklama

Van Cleeve e konsideron këtë projekt si një vendim që merret një herë në 100 vjet dhe kërkoi shtyrjen e garës, pasi sipas tij projekti ekzistues i heq Shqipërisë shansin të jetë konkuruese në rajon. Ndërkohë, SPAK ka nisur hetimet lidhur me procedurën e tenderit, për të sqaruar çdo pasaktësi ose shkelje gjatë procesit të prokurimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?