Tërhiqet një nga gjyqtaret që i ra shorti për dosjen “Doshi”

Një nga gjyqtaret që u caktua nga shorti për të qenë pjesë e trupës që do të gjykojë Tom Doshin dhe Mark Frrokun është tërhequr. Bëhet fjalë për gjyqtaren Majlinda Andrea, e cila i ka nisur një kërkesë kolegjit, ku sqaron se ka konflikt interesi me këtë cështje. Ende nuk dihet se për cfarë konflikt interesi bëhet fjalë ekzaktësisht. Nësë kërkesa e saj do të pranohet, do të duhet që të bëhet një tjetër short për plotësimin e trupit gjykues që do të merret më dosjen “Doshi”

SHKARKO APP