Tërmeti trondit jugun e Shqipërisë, epiqendra pranë Himarës
Aktualitet E Diel, 30 Gusht 2026 08:26
Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar në jug të vendit, rreth orës 00:40.
Sipas raportimeve të para, epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 6 kilometra nga Himara, ndërsa magnituda është regjistruar 4.5 ballë të shkallës Rihter.
Tërmeti ka pasur një thellësi prej 5 kilometrash, duke bërë që lëkundjet të ndiheshin në disa qytete dhe zona përreth Himarës.
Deri më tani, nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar.

KOHA JONË SONDAZH

