Tërmet në Kukës, dëgjohet edhe në Prizren
Një termet me intensitet të ulët ka dridhur në orët e mbrëmjes veriun e Shqipërisë.
Sipas Institutit Sizmologjik të Evropës, epiqendra e këtij tërmeti është në rrethin e Kukësit, ndërsa magnituda e tij është 2,3 shkallë të Riterit.
Tërmeti është regjistruar rreth orës 22:00. Ai është dëgjuar edhe në Prizren.
Ndërkohë, mediat në Maqedoni raportojnë për një dridhje të tokës të ketë ndodhur me pare se ne Kukes në rrethinën e Tetovës. Atje thuhet se tërmeti ishte me shkallë 4.6 me epiqendër 1 km afër fshatit Strimnicë, të komunës së Zhelinës.s.