Tërmet në Tetovë dhe Shkup

Një tërmet sot në mbrëmje ka goditur Shkupin, por edhe më tepër rajonin e Tetovës, ku ka qenë edhe epiqendra e tij.

Në Tetovë është regjistruar tërmeti me fuqinë prej 4.6 shkallë sipas Rihterit.

Epiqendra e tij ishte vetëm 1 kilometra afër fshatit Strimnicë të Zhelinës së Tetovës.

Ndërkohë, në Shkup, sipas Institutit Seizmologjik, tërmeti u regjistrua me fuqinë prej 3,9 shkallë sipas Rihterit.Dridhja e tokës është ndjerë rreth orës 18.40 në Shkup.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 34 kilometra në perëndim të Shkupit. (INA)

SHKARKO APP