FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tërmete të njëpasnjëshme, banorët tregojnë tmerrin

Korça është përfshirë nga një seri tërmetesh, me epiqendër në Hoçisht të Devollit. Lëkundjet janë ndjerë mjaft të forta nga banorët e zonës, duke shkaktuar shqetësim dhe panik.

Sipas banorëve, tërmetet kanë vijuar jo vetëm gjatë natës, por edhe gjatë pasdites së kësaj të enjteje. Lëkundja e parë është regjistruar rreth orës 20:00 të së mërkurës me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter, ndërsa më pas janë shënuar edhe tërmete të tjera më të lehta ku i fundit ka qënë pasditen e së enjtes me magnitudë deri në 3.2 duke bërë që banorët të mos ndjejnë siguri për jetën e tyre.

Grupet e punës të cilët u angazhuan në terren pas tërmetit nuk raportuan për dëme materiale apo qoftë edhe për persona të lënduar, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën në vazhdim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?