‘Tërmetet’ në Zharrëz, bashkia pranon dëmet: Rregullohen brenda janarit

Dhjetëra banesa të dëmtuara nga tronditjet e tokës gjatë natës së 19 dhjetorit në zonën e Patos – Marinëzës dhe kryesisht në Zharrëz, do të rikonstruktohen deri në fund të këtij muaji.

Këtë fakt e ka konfirmuar edhe Kryetarja e Bashkise së Patosit, e cila shprehet se një grup i madh pune po punon në terren për të evidentuar dëmet në çdo banesë.

Deri ne fund të janarit të këtij viti parashikohet që komisioni ndërministror do të ketë në dorë dhe do të publikojë raportin për shkakun e këtij dëmi sigurisht dhe një kosto të dëmeve materiale, njofton RTSH.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banorët fshatit Zharrëz në Fier hynë në grevë urie për të shpëtuar fshatin e tyre që po shembej nga lëkundjet e tokës. Sipas banorëve, lëkundjet janë pasojë e shpërthimeve të nëndheshme të kompanisë Bankers për naftë dhe se ekziston një marrëveshje korruptive në nivele të larta, që e nxjerr Bankers pa faj për dëmet e mëdha që po i shkakton fshatit, shembjet e banesave dhe rrezikun e katastrofës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?