Tërmeti/ Bashkia e Tiranës miraton listën e dytë për bonusin e qirasë për 368 familje, ja lista e plotë
Pas 554 emrave të parë të miratuar dje, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi mbrëmjen e sotme edhe listën e dytë për bonusin e qirasë për 368 familje, shtëpitë e të cilave janë bërë të pabanueshme për shkak të tërmetit duke e çuar në total 922.
Pas përgatitjes së dosjeve në një kohë rekord, Bashkia e Tiranës ka bërë të mundur kalimin e listës së familjeve të prekura nga tërmeti i javës së shkuar që kanë aplikuar për bonos qiraje me kushtet e tregut.
Masa e bonusit të qirasë është përcaktuar në bazë të njësive të banimit. Të gjitha këtyre familjeve bonusi i qirasë do t’u kalojë në llogaritë e tyre bankare.
Lista e dytë e për bonusin e qirasë by Anonymous dMtTT2bZ on Scribd
(