Tërmeti i 2014 i dëmtoi shkollën, nxënësit në protestë

Nisja e vitit të ri shkollor nuk solli gëzimin e pritur nga nxënësit e shkollës së fshatit Shezë në Peqin. Shkolla e tyre është mbyllur si pasojë e dëmtimeve nga tërmeti i vitit 2014 dhe duhet ta vazhdojnë procesin mësimor, turn i dytë në Pekisht.

Ndaj janë hedhur në protestë bashkë me prindërit me kërkesë te vetme rikonstruksionin e shkollës së tyre Fëmijët kanë në dispozicion autobus për transportin. Fakti se janë turn i dytë nga ora 13:00 deri në 15:30 sipas prindërve po i penalizon në procesin e të nxënit.

Teksa akuzojnë vendorët për neglizhencë thonë se do të vazhdojnë protestat dhe nuk do ti çojnë fëmijët në shkollë. Në mbështetje kanë edhe kreun e njësisë administrative, i cili thotë se pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nuk ka asnjë fond për ndërhyrje. “Protesta është e drejtë sepse kanë shqetësimin e tyre që të edukohen sa më mirë”,-tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?