Tërmeti i dëmtoi gjithçka, Manastirliu viziton familjen e akomoduar në hotel

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu vizitoi një nga familjet e strehuara në kompleksin “Fafa” së cilës prej tërmetit i është dëmtuar shtëpia dhe biznesi. ”Në kompleksin “Fafa” takova Gjovalinin, Davidën, Aidën, Arian e vogël dhe Anaidin e sapolindur, të cilët janë akomoduar në kompleksin “Fafa”, në kushte shumë të mira, në pritje për t’iu rikthyer jetës së mëparshme nëpërmjet Programit të Rindërtimit, pasi tërmeti i 26 nëntorit u ka dëmtuar shtëpinë dhe biznesin familjar”, -u shpreh Manastirliu. Më tej, ministria informoi se ” deri atëherë, ata janë nën kujdesin e pandalur të ekipeve tona, për t’ua bërë sa më të lehtë këtë fazë tranzitore deri në rikthimin e plotë të normalitetit në jetën e tyre”.

SHKARKO APP