Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:10 Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania” Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Air Albania”, në prag të përballjes së rëndësishme me Finlandën, e vlefshme për UEFA Nations…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Tërmeti” i Gjiknurit në Vlorë, shemb Lelin/ Kryebashkiaku drejt dorëheqjes, zbulohet oferta e Ramës

Aktualitet E shtunë, 6 Mars 2021 22:18
“Tërmeti” i Gjiknurit në Vlorë, shemb Lelin/ Kryebashkiaku drejt dorëheqjes, zbulohet oferta e Ramës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pas përplasjeve me drejtuesin politik të PS-së Damian Gjiknurin, Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, pritet të japë dorëheqjen, duke pranuar ofertën e Ramës.

Rama i ka kërkuar Lelit për të qenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në këtë qark.

I gjendur mes kësaj lufte të brendshme, mësohet se ky propozim i Ramës, ka ardhur pas përplasjeve që Leli ka pasur me Damian Gjiknurin, të cilët janë dy nga pikat e forta të rezultatit zgjedhor në këtë bashki.

Aq e dukshme është kjo, saqë nënkryetar të Bashkisë Gjiknuri ka vendosur Afrim Qendron, i cili si edhe Leli, u shpërngul nga Tirana në Vlorë.

Qendro ka qenë drejtues i shtabit elektoral të PS-së në këtë qark, ndërsa kujtojmë se ka qenë një nga bashkëpunëtorët e vjetër të Gjiknurit, kur ai ishte ministër i Energjetikës dhe Infrastrukturës.

Afrim Qendro mbante postin e drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Mësohet se drejtuesi politik i qarkut e konsideron Lelin një pikë jo të fortë elektorale për Partinë Socialiste në këtë qark, ku kandidon për një mandat të tretë edhe Kryeministri Rama.

Këto ditë Rama i ka bërë Dritan Lelit një ofertë, që ai nuk mund ta refuzojë. I ka kërkuar të japë dorëheqjen nga Bashkia dhe të pranojë të futet si kandidat për deputet në listën e Vlorës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Një lëvizje e tillë edhe justifikon mënjanimin e Dritan Lelit pa zhurmë nga Bashkia e Vlorës, edhe i krijon Gjiknurit terren për të punuar “i qetë” duke e shfrytëzuar plotësisht institucionin për fushatën e zgjedhjeve të 25 prillit.

Por propozimi i Ramës nuk është pritur mirë nga Dritan Leli.

Mësohet se kryebashkiaku e ka refuzuar propozimin e Kryeministrit Rama për të dhënë dorëheqjen.

Leli, me profesion mjek, la Tiranën për të drejtuar Bashkinë e Vlorës në vitin 2015.

PAKËNAQËSITË

Kryeministri Rama nuk i ka kursyer pakënaqësitë e tij ndaj kreut të Bashkisë së Vlorës në lidhje me performancën e punës së tij, por dhe qëndrimit nga afër me njerëzit.

“Kemi pasur një debat dhe kemi vënë pikat mbi I, për gjithçka që mund të kemi për të përmirësuar. Unë nuk jam i kënaqur me asnjë dhe me as për punën time, dhe nga Dritani në këtë rast që duhet të punojë më shumë. Unë kam respekt për të, për shumëçka, por duhet të punojë akoma më shumë”, është shprehur Rama pak muaj më parë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

I pyetur për sondazhet në Vlorë, ku thuhet se PS-ja ka pësuar rënie, kreu i qeverisë u shpreh se duhet punuar më shumë dhe puna të përmbysë sondazhet.

“Nuk është çështje individi, e Dritanit, por e një bashkie të tërë që duhet të përmirësojë të gjitha aspektet e performacës së saj dhe duhet të ndërtojë një marrëdhënie më të afërt dhe më komunikuese me qytetarët që kanë shumë halle. Populli ka një shprehje që thotë ‘nëse nuk ma zgjidh dot hallin, të paktën ma qaj’”, ka vijuar Rama, duke treguar se ka probleme me performancën e kryetarit të Bashkisë.

Mund t'ju interesojë

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do...

Para 10 minutash
Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për nj...

Para 10 minutash
Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshmin...

Para 46 minutash

Rama madje zbuloi të tjera pakënaqësi për Lelin dhe Bashkinë e Vlorës dhe tha se mbështetjen e komunitetit nuk duhet ta marrë sikur e ka të fituar në çdo kohë.

“Një skuadër që synon të fitojë është e dënuar që të jetë më shumë kritike dhe të kërkojë më shumë nga vetja. Kjo vlen për mua, për të gjithë dhe për Dritanin, dhe ai duhet të bëjë më shumë. Dritani e ka mbështetjen tonë, ka potencial, pasi dhe mbështetjen e komunitetin e ka, por kjo nuk duhet marrë si një mbështetje që është aty dhe nuk duhet punuar me komunitetin”, u shpreh kreu i qeverisë pak muaj më parë.

/ SYRI.net

Etiketat e lidhura

gjiknurileliramaVlore
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”
Para 2 minutash

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 10 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 10 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina
Para 11 minutash

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.