Tërmeti i mori nipin, Moisi Preçi refuzon kampin

Të mbetur pa çati mbi kokë, shpëtimi i vetëm i banorëve fatkeqë mbetet kampi. I tillë është rasti i Moisi Preçit. Nipi i tij, 26-vjeçari Krisjan Preçi ishte një nga viktimat e pallateve të shembura në Thumanë. I riu u nxor nga familjarët por nuk i mbijetoi plagëve. Çadra që u përdor për ceremoninë e mortit, tashmë është streha e anëtarëve të tre familjeve. Moisiu ndjehet i braktisur. Ai kërkon strehë, por nuk dëshiron që të shkojë në kamp. Shtëpia e dëmtuar e tremb, por frika e vjedhjes së gjësë së gjallë apo banesave ka mbajur edhe të tjerë banorë të dëmtuar jashtë kampit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?