Tërmeti në Itali/ Ja numrat e emergjencës të Ambasadës shqiptare në Romë
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka shprehur solidaritetin e Shqipërisë me Italinë pas një valë goditjesh tërmetesh që kanë tronditur vendin fqinj.
Kryediplomati shqiptar ka publikuar edhe numrat e emergjencës që ka vendosur Ambasada jonë në Romë për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Itali
“Italia mike u godit sërish nga një tjeter tërrmet mëngjesin e sotëm. Urojmë që pasojat të jenë sa më të vogla. Jemi pranë popullit dhe qeverisë italiane në këto momente të vështira.
Ambasada e Shqipërisë në Romë vendos në dispozicion të qytetarëve tanë numrat e emergjencës +393420498192 dhe +393477400613“, shkruan ministri i jashtëm Ditmir Bushati në rrjetet sociale.
KOHA JONË SONDAZH

