Tërmeti në Itali. Një shqiptar i vdekur, shtatë të tjerë janë të plagosur. Emrat
Një qytetar shqiptar ka gjetur vdekjen nga tërmetet që goditën Italinë. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Jashtme, sipas së cilës, janë edhe shtatë shqiptarë të tjerë të plagosur.
Njoftimi i MPJ.
Në vijim të ndjekjes së situatës emergjente nga Ambasadorja dhe stafi i Ambasadës qe ndodhet në zonat e goditura nga tërmeti, informohemi se: Me trishtim te thelle mësojmë se shtetasi shqiptar Erjon Toro ka humbur jetën dhe numri total i shtetasve shqiptar te plagosur arrin ne shtate vete. Nga kontaktet qe Ambasada jone ne Rome po mban ne mënyrë te vazhdueshme me autoritete Italiane dhe shtabet e krizës, behet e ditur se ne spitalin Gemelli te Romes ndodhen ne gjendje te mire shëndetësore shtetasit shqiptar te mëposhtëm:
Xhesika Hasani
Sara Hasani
Romina Duro
Lori Duro
Hatixhe Hasanaj
Ne spitalin e Rietit ndodhet jashtë rrezikut për jetën shtetasja shqiptare me inicialet: Xh.T
Ne spitalin e L.Aquila ndodhet ne një gjendje me te rende shtetasja shqiptare me inicialet:
E.T
Ministria e Punëve te Jashtme i shpreh ngushëllimet me te thella familjes se viktimës dhe uron ne shërimin e shpejte te te plagosurve. Ambasada e Republikës se Shqipërisë ne Rome është e angazhuar për te ndjekur hap pas hapi ne terren si dhe ne koordinim te plote me autoritetet italiane dhe për ti ardhur ne ndihme qytetareve shqiptar te plagosur.
MPJ do të vijoi të informoi opinionin publik mbi ecurinë e situatës.