Tërmeti në Korçë/Perfekti: Janë thelluar dëmet në disa banesa

Perfekti i Korçës, Dhori Spirollari ka deklaruar se nga tërmeti i ditës së djeshme nuk ka banesa të reja të dëmtuara, ndërkohë që janë thelluar dëmtimet në banesat e prekura nga tërmeti i 1 qershorit. Ai u shpreh se janë ngritur grupet e inxhinierëve për të bërë bilancin e dëmeve të shkaktuara, ndërsa i bëri thirrje pushtetit lokal që të qëndrojë pranë banorëve për çdo nevojë që kanë.

“Nuk ka banesa të reja të shtuara nga tërmeti i nëntorit. Janë thelluar dëmet konkretisht 6 banesa në Qafëzezë dhe 4 në Vidohovë. Dy në Qafzezë janë me probleme serioze. Janë ngritur grupet e inxhinierëve. Këto banesa kanë qenë të gjitha në dëmshpërblim. Pra është grupi i evidentimit që është në terren dhe paraprakisht po themi dëmet e shkaktuara. Thirrje bashkive t’ju qëndrojnë pranë banorëve për çdo nevojë që kanë”, u shpreh Spirollari.

Një tërmet 5.2 ballë goditi Korçën mëngjesin e djeshëm. Sipas Institutit të Gjeoshkencave epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Miras, 11 km nga Korça me thellësi 25 km. Raportohet se nga tërmeti janë shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërkohë që banorët e prekur nga tërmeti i qershorit në zonat e Qafëzezës dhe Vidohovës, shtëpitë e të cilëve nuk janë riparuar ende pretendojnë se dëmet janë thelluar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?