Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:57 Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin Barcelona po kalon një sezon fantastik në repartin ofensiv dhe një meritë të veçantë për këtë sukses e ka treshja e përbërë nga Lamine…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Tërmeti, PD: Nga vendimet kontradiktore të Bashkisë Tiranë, 90 familje rrezikojnë të mbesin jashtë

Aktualitet E enjte, 11 Mars 2021 13:18
Tërmeti, PD: Nga vendimet kontradiktore të Bashkisë Tiranë, 90 familje rrezikojnë të mbesin jashtë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

90 familje rrezikojnë të mbeten jashtë pas tërmetit për shkak të ekspertimeve kontradiktore të Bashkisë Tiranë, drejtuesi i Fushatës së Partisë Demokratike në vendngjarje
Drejtuesi i Fushatës së Partisë Demokratike Alfred Rushaj shkon te banorët e zones së Ish-Kinostudios, Njësia 4 Tiranë.
90 familje të një pallati të madh rrezikojnë të mbeten jashtë, pas vendimeve kontradiktore që janë marrë për këtë pallat pas lëkundjeve sizmike të 26 nëntorit 2019.
Ekspertimi i parë e nxori të detyrueshme thjesht për riparime të lehta, ndërsa një aktekspertim i dytë, siç tregojnë banorët i detyron ata të dalin jashtë sepse kanë vendosur ta shembin.

Banori 1: Përveç shkallës së parë që ka nevojë për riparime, kurse shkalla jonë vetëm diçka ka, të rregullojmë parapetat 1, edhe të suvatohet pallati. Babai im ka qenë brigadier këtu.
Ti si mendon ndonjëri këtu se unë jam budalla të rri në shtëpi po qe shtëpia e prishur?!
Ore, unë do lë kalamaqtë brenda në shtëpi dhe të rri këtu, budalla jam unë?! Ka ndonjë budalla që rri në shtëpinë e prishur?!
Unë besoj se s’ka! Si thoni ju?! Ju si thoni?! Mund të jetë një po jo 90 familje! 80 familje! Hiq 10 që janë ustallarët etj, 70 familje nuk janë budallenj! Se pallatin e ka bërë babai im dhe ky zotëria këtu! Po thanë ata që do prishet unë jam i pari që do iki! E para. Edhe në rast se këta 10 veta do ta nxjerrin pallatin që do prishet, dakord! Më sill një avokat këtu dhe një notere që të bëjë noterinë këtu e ta prishin pallatin, unë shtëpinë e dua prapë këtu, pallati do bëhet prapë kaq sa është, 5 kate, prapë me 9 shkallë dhe çdonjeri të marrë sa metra të kemi, asnjë centimë më tepër! Jam në rregull?! Jo të prishet! Të ma marrin, se duan ta marrin këta, dihet se kush janë! Në rast se duan ta nxjerrin që ta prishin, më sill një avokat këtu, firmën kush është ustai, të bëjë noterinë me mua këtu. Unë e dua prapë shtëpinë ku e kam te shkalla 7, kati 2! Unë nuk dua lekë në dorë fare!
Pallatin në e bën për një javë a një vit është puna e vet! Shtëpinë e dua këtu! E fundit fare është kjo! O s’ka gjë fare, a më kupton?! Në rast se këta duan ta nxjerrin pallatin tonë për prishje, i bie të shembet gjithë Durrësi, e Shijak…
Alfred Rushaj: Ka ardhur njeri t’u ketë prezantuar ndonjë plan?
Banorët (Njëzëri): Absolutisht jo!
Banorja 2: Në mënyrë absolute! Asnjëherë!
Banori 1: Kjo bëhet për grabitje o zotëri! Nuk bëhet për plan e gjithë kjo! Duan të na përzënë neve, të na çojnë në fund të dynjasë e ta bëjnë për vete qendër tregtare, pallat.
Banori 3: Duan ta bëjnë qendër tregtare!
Banori 1: Do bëhet rrethrrotulli i Rrugës së Arbrit!
Alfred Rushaj: Ai ka ardhur t’jua shembi!
Banorja 2: Ne nuk jemi dakord të na shembet pallati!Kjo nuk është për tërmetin, kjo është për interesat e tyre! Prandaj, të lutem shumë, ne si banorë duam që ky pallat mos lëvizë! Nuk e di, prandaj kemi dalë të gjithë këtu! Nuk duam të shembet! Nuk luhet me jetën tonë! I kemi bërë me gjak! Kushdoqoftë! Ndokush i ka blerë ndërsa të tjerët i kanë bërë me krahë, me krahë, kanë mbajtur llaçin, cimenton, tullat, i kemi hipur lart! Kemi hyrë në këtë pallat pa shkallë, në ’91.
Banori 4: Kemi jetuar një vit duke e marrë ujin te burimi poshtë.
Banorja 2: Ne nuk jemi dakord për t’u prishur dhe të firmosim që edhe në rast tërmeti le të na zërë brenda!
Alfred Rushaj: Atëherë një sekondë zonjë, një sekondë! Ne e kemi parë dokumentacionin që na keni vënë në dispozicion.
Banorja 2: Po.
Alfred Rushaj: Na rezulton që këtu një herë ka një shkelje të hapur të ligjit! Është e qartë që këtu nuk bëhet për asnjë qëllim tjetër përveçse për të shpenzuar lekët që ju kanë vënë në dispozicion për të ndërtuar gjëra për tërmetin. Por kjo nuk ka, sipas gjykimit tonë, asgjë me dëmtimin që ky pallat ka!
Është e qartë që këtu është shkelur ligji, me të dyja këmbët! Duke filluar që nga fakti që dëmtimet qenkan aq të mëdha, sa pallati do shembet ndërkohë që banorët këtu jetojnë brenda! Që është detyrim i bashkisë për ta bërë, këtë, nëse do ishte i tillë, ju do kishit ikur që të nesërmen!
Ky aktekspertimi ka datën 6.12.2019. Më datë 7 këtu do ishte vënë komplet shiriti, do kishit dalë jashtë!
Përveç kësaj, edhe nëqoftëse këtu do kishte ndonjë plan që kishte interes publik, kur të ishte bërë plani, sipas ligjit, bashkia duhet të kishte ardhur t’u prezantonte planin, të kishte marrë opinionin tuaj dhe mbi bazën e vërejtjeve, pëlqimeve apo jo kishte vendosur për zhvillimin e zonës.
Kjo që po ju them unë nuk është dëshirë as e Erion Veliajt, as e punëtorëve të tij, është detyrim që ia ka kërkuar ligji!
Banorja 2: Në radhë të parë detyrim njerëzor! Pastaj detyre!

Mund t'ju interesojë

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Para 24 minutash
Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacientin në qendër të shërbimit

Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacient...

Para 41 minutash
A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Para 1 ore
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë


Alfred Rushaj: Natyrisht e fillova me njerëzoren por duke qenë që këta njerëzore nuk kanë asgjë, unë po them që çfarë ligji i detyron! Në mënyrë të drejtpërdrejtë këta kanë shkelur ligjin me të dyja këmbët!
Ajo çfarë ne do bëjmë: ditën e hënë do sjellim një person këtu, një avokat, tonin dhe do ju marrim një për një deklarimet e të gjithë banorëve që nuk janë dakord që kjo të shembet! Me kartë identiteti do paraqiteni këtu, do firmosim!
Do e ndajmë vendimin tonë në dy pjesë.
Banorja 2: Në rregull!
Alfred Rushaj: Një pjesë që po bëjmë tani që jemi në opozitë dhe një pjesë kur të jemi në qeverisje! Se ne gjykojmë që këtu nuk ka asgjë të pariparueshme!
Nëqoftëse ju na autorizoni, do bëjmë kallëzim penal!
Banorët (Njëzëri): Po, po!
Alfred Rushaj: Për të gjithë personat që kanë qenë të përfshirë në këtë mes!
Do i kërkojmë Prokurorisë, gjëja e parë, të bëjë një ekspertim të pavarur! Sepse kemi dy akte ekspertimi! Të bëjë një akt ekspertimi të pavarur! Dhe nëqoftëse rezulton që ata që kanë firmosur për DS5-ën që është dëmtime për shembje atëherë duhet të mbajnë përgjegjësinë!
Banori 5: Të shkojnë para ligjit! Para ligjit!
Alfred Rushaj: Ata që kanë vendosur që ta bëjnë këtë punë me kokën e tyre, pa marrë opinionin e banorëve të shkojnë përpara ligjit.
Unë po ju garantoj se do e bëj këtë punë duke filluar që të hënën e javës tjetër dhe deri sa të mbarojë dokumentacioni me shpresën që shumë shpejt t’i çojmë aty ku duhet!
Padyshim që ne na keni në krahë! Sa herë që ju mendoni se duhet të vimë, na keni në krahë! Ervinin e keni këtu! Luanin e keni këtu! Padyshim që edhe unë do vij!
Por kjo është ajo që do bëjmë duke filluar që nga java tjetër! Zonjë më dëgjo një sekondë! Ne do sjellim një person dhe do ju marrim një për një firmat. E para do t’i çojmë letër bashkisë, ta dijë njëherë se çfarë kemi ndërmend të bëjmë. E dyta sapo të mbarojmë këtë pjesën e dokumentacionit, të firmave tuaja, nëqoftëse na autorizoni ne përgatisim kallëzim penal!
Banorja 2: Po. Po!
Alfred Rushaj: Do i kërkojmë prokurorisë: 1. Të pezullojë të gjithë këtë maskaradë që po bëhet këtu me pronat tuaja! E dyta, të sekuestrojnë çdo dokumentacion që këta kanë bërë se këta i ndryshojnë letrat çdo javë. E treta, të ngrejnë një komision të pavarur për të thënë që pse thonë njëherë që ka dëmtime të lehta dhe pastaj thonë dilni nga shtëpia se duam ta marrim neve!
Faleminderit juve!
Banor 6: Të falenderojmë nga zemra! Edhe suksese!
Banor 7: Edhe rrofsh që ke ardhur! E ke bërë tamam!
Alfred Rushaj: E kam për detyrë për të ardhur! Po tani ta vazhdojmë, që të hënën ta vazhdojmë dhe çfarë kemi mundësi të bëjmë të bëhet!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

alfrd rushajbanoreBashkia TiranePDtermeti
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin
Para 3 minutash

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi
Para 24 minutash

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 28 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë
Para 29 minutash

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.