Tërmeti “prek” vendorët/ Mbledhin më pak taksa lokale, rriten të ardhurat nga pasuria
Pushteti vendor ka mbledhur 2.9 miliardë lekë në dy muajt e parë të vitit apo 22.3 milionë euro, me një rënie të lehtë prej 300 milionë lekësh krahasuar me të njëjtën periudhë të nj viti më parë, ku u mblodhën afro 3.2 milardë lekë.
Edhe pse pritshmëritë ishin më të larta krahasuar me vitin që shkoi, duket se tërmeti është një ndër shkaqet kryesore pse bashkitë nuk kanë pasur perfomancën e duhur në mbledhjen e taksave duke i lënë bizneset dhe qytetarët që të rimarrin veten nga pasojat.
Në zëra të veccantë, rritje ka pasur të ardhurat nga taksa e pronës, ku janë vjelur 576 milionë lekë nga apo 145 milionë më shumë në krahasim me një vit me parë, ccka tregon se ka filluar të aplikohet disi metodologjia e re për aplikimin e tarifës në bazë të vlerës së tregut.
Nga biznesi i vogël janë arkëtuar 16 milionë lekë nga 5 milionë që ishin në dymujorin e 2019-ës. Ndërsa peshën më të madhe në të ardhura e mbajnë taksat lokale, ku janë vjelur afro 2.3 miliardë lekë, por qe në raport me Shkurtin 2019 perfomanca në këtë tregues është në rënie, pasi rezultojnë që gjatë vitit që lam pas të ardhurat nga ky zë të ishin rreth 2.7 miliardë lekë.
Ndërkaq, pritshmëritë nuk janë positive edhe për muajt në vijim për shkak të situatës dhe masave të marra ndaj frenimit të përhapjes së COVID-19 në vendin tonë. /Scan