Tërmeti/Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Ngushëllime Ramës për humbjen personale

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të OSBE-së, në fjalën e tij Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e nisi me ngushëllime për jetët e humbura në Shqipëri nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa ndau personalisht ngushëllimet për vetë kreun e qeverisë që humbi të fejuarën e djalit të tij. “Kryeministër Edi Rama, është kënaqësi t’iu shohim sërish. Ne jemi të gjithë të shokuar nga tërmeti që goditi Shqipërinë nëntorin e kaluar. Të gjithë ndjemë dhimbjen e atyre që vuajtën. Edi, ju përjetuat gjithashtu një humbje personale, Ju lutem pranoni ngushëllimet e mia të sinqerta, për të gjitha ata që humbën të dashurit nga tërmeti. Ne qëndrojmë dhe veprojmë bashkë kur njëri vuan”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?