Tërmeti tund Italinë
Raportohet se një tërmet e ka goditur sot Italinë, pas dridhjeve që janë ndjerë në Romë. Banorët e kryeqytetit italian janë shprehur se shtëpitë dhe zyrat e tyre janë lëkundur sot rreth orës 10.27.
Sipas organizatës për gjurmimin e tërmeteve “EMSC”, tërmeti ishte 5.4 ballë, me epiqendër në Italinë Qendrore. Tërmeti ra në mes të L’Aquila dhe Rieti, në Montereale. Tërmeti u ndje në Lazio, Abruzzo, Marche gjithashtu u ndje dhe në Romë.
Nuk raportohet për dëme, apo të lënduar, por nderkohe banoret e zonave perreth epiqendres vazhdojne te jetojne nen sikletin e ankthin e termetit te radhes. Situata behet edhe me e veshtire duke marre parasysh temperaturat e uleta dhe reshjet e debores, qe pengojne banoret edhe te dalin jashte ne raste emergjence.

