Territorialja, Mazniku: Sot kemi bashki pa bankomat, kemi dhënë gjithë sinjalet për marrëveshje të dakordësuar

”Tema e numrit të bashkive tërheq vëmendjen kryesore, por nëse e nisim diskutimin vetëm nga numri dhe jo nga funksionet, rrezikojmë të humbasim thelbin e reformës”, u shpreh bashkëkryetari i reformës territoriale, Arbjan Mazniku i ftuar në Opinion së bashku me bashkëkryetarin tjetër, Luçiano Boçi.

Sipas Maznikut, përvoja e deritanishme në vend ka treguar se bashkitë e mesme dhe të mëdha performojnë shumë më me eficiencë sesa bashkitë e vogla, ndërsa në shumë raste ekziston edhe një problem sistematik me numrin e punonjësve dhe kapacitetet administrative.

Mazniku theksoi se pretendimi i opozitës për krijimin e më shumë njësive do të sillte rikthimin e “bashkive pa qytet” dhe struktura jo funksionale, duke sjellë si shembull faktin se sot ka bashki që nuk kanë as bankomat ky kryetari të tërheq rrogën e tij. Mazniku theksoi po ashtu se Shqipëria ndodhet përpara një momenti kyç, pasi synimi është mbyllja e negociatave në vitin 2027 dhe anëtarësimi në Bashkimin Europian në vitin 2029, çka kërkon bashki më të forta dhe më të afta për të përthithur projekte dhe fonde zhvillimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gjëja që kemi mësuar është se duhet të mësojmë edhe nga gabimet e vendeve të tjera”, tha ai, duke shtuar se mazhoranca ka dhënë sinjale të qarta se do të bëjë të gjitha përpjekjet për një marrëveshje të dakordësuar me opozitën për reformën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?