Terror në Shkodër! Pas sherrit me gruan, burri rrëmben armën dhe u sulet policëve

Një konflikt në familje në Shkodër për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas njoftimit të marrë për një konflikt në familje në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Në momentin që punonjësit e Policisë janë afruar te banesa, i zoti i banesës i cili ishte duke u konfliktuar me bashkëshorten, ka marrë një armë gjahu dhe ka kanosur punonjësit e Policisë për të mos u afruar në banesë, pasi do qëllonte në drejtim të tyre.

Falë reagimit të shpejtë dhe profesional të forcave policore u bë neutralizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. B., 52 vjeç, banues në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë gjahu model “Browning” dhe 170 fishekë me kalibër 12mm, të cilat i mbante me leje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?