Terror në Vlorë, 3 të vrarë dhe 1 i plagosur, ndalohen tre autorë të dyshuar

Terror me armë në ambientet e një lokali në Vlorë. Nga kjo ngjarje rëndë kanë mbetur të vdekur tre vetë dhe të paktën njëri është i plagosur.  Policia pas lajmërimit, rrethoi zonën në lagjen “1 maji” ose siç njihet ndryshe lagja “Çole”, nga ku raportohet se pas të shtënave me armë, mes dy grupeve, mbetën të vrarë tre vetë. Albi Limaj është identifikuar si një nga viktimat, pasi ai është transportuar në spital ku edhe humbi jetën. Dy të tjerët janë gjetur të vrarë në ambientet e lokalit, ku u qëlluan dhe u identifikuan pak momente më vonë si Alfred Velaj dhe Haki Rakipi. Dy të fundit mësohet se kanë qenë në ambientet e lokalit dhe kanë debatuar me një person që më pas është larguar, ku e priste edhe një makinë. Nga brenda makinës është qëlluar drejt lokalit dhe anasjelltas.  Nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur rëndë edhe një person tjetër i identifikuar pas mbërritjes në spital, si Aleksandër Llanaj. Mendohet se një nga viktimat dhe personi i plagosur janë transportuar me një nga makinat  që u përfshi në konflikt drejt spitalit. Forca të shumta policore kanë rrethuar zonën, duke u vënë në ndjekje të autorëve, ku mësohet se pikërisht në një nga rrugët në afërsi të spitalit një nga makinat është bllokuar pak momente pas krimit, si dhe janë ndaluar dy nga autorët e mundshëm dhe të dyshuar të kësaj ngjarje të rëndë. Autorë të dyshuar të ngjarjes që janë kapur nga policia janë shtetasit Aleksander Llanaj, i cili mbeti edhe i plagosur,  si dhe Ani Delaj, Ervis Mehmeti. Policia sekuestroi edhe 2 automjete, 2 BMW X5 që dyshohet se janë përdorur në vendngjarje si dhe 2 armë zjarri pistolete. Po punohet për kapjen e një personi tjetër të dyshuar si i përfshirë në ngjarje si dhe për zbardhjen e motiveve të përplasjes me armë me pasojë, vdekjen e tre personave.

 

Viktimat e konfliktit me armë në Vlorë:

Alfred Velaj

Haki Rakipi

Albi Limaj

I plagosur

Aleksandër Llanaj

Të dyshuar si autorë të ndaluar nga policia janë:

Aleksander Llanaj

Ani Delaj

Ervis Mehmeti

SHKARKO APP