Terrori policor në protestë, sot jepet masa e sigurisë për 50 të arrestuarit

50 personat e arrestuar për protestën e thirrur nga opozita më 11 maj pritet të dalin sot në orën 10:00 para Gjykatës së Tiranës për vlerësimin e masës së sigurisë.

Mësohet se policia ka marrë masa për ruajtjen e ambjenteve të gjykatës.

Protestuesit e arrestuar akuzohen për kryerjen e veprave penale “Kundershtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë 34 persona të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë për të njëjtën ngjarje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?