Terrorizmi Islamik; A mundet Perëndimi ta mposht atë?

Masakra në Nice të Francës tronditi botën por si gjithmonë pas të tilla sulmeve makabër, shtrohet pyetja edhe sa jetë do sakrifikohen nga sulmet e ISIS? Lidhur me këtë gazeta britanike, “Daily Express”, shtron një pyetje në një shkrim të sajën, se mundet që Perëndimi të mposht ISIS? Në artikull ajo shton se: “Grupet islamike po bëjnë të ashtuquajtur një luftë asimetrike kundër Perëndimit por çfarë mund të bëjë Perëndimi për të kundërshtuar kërcënimin e xhihadit? Që në vitin 2011 dhe luftës në Afganistan, Shtetet e Bashkuara dhe Europa kanë qenë të detyruara për të trajtuar paqëndrueshmërinë në rritje në Lindjen e Mesme”.

Lufta asimetrike e zhvilluar nga ujqërit e ISIS, po përfshihet në ndeshjen kundër forcave shumë superiore të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, duke organizuar sulme të profilit të lartë ndaj objektivave të buta për të krijuar sasinë më të madhe të frikës dhe panikut.  Dhe, për shkak se luftëtarët e ISIS injorojnë rregullat e caktuara të luftës, nuk ka përgjigje të lehtë apo zgjidhje të shpejtë për të adresuar rrezikun.

Dr.Alan Mendoza, drejtor ekzekutiv i një shoqërie sigurie, tha se lufta nuk ishte më e përshtatshme në betejën kundër grupeve fanatike. Pas ngjarjes të tmerrshmen Nice të Francës, ku 84 mbetën të vrarë, ai shtoi se: “Arsyeja që ne po shohim rritje të sulmeve asimetrike të kësaj natyre në tokën tonë është për shkak se terroristët e dinë fuqinë e madhe në dispozicion të Perëndimit, kjo do të thotë se ata nuk mund të mposhten në mënyrë konvencionale. Terrorizmi i këtij lloji është diçka që e kemi parë më parë dhe do ta shohim përsëri”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas luftës shkatërrimtare në Irak, planifikuesit ushtarakë pranuar se kishin eksportuar luftëtarë në Lindjen e Mesme dhe nuk kishte një përgjigje në vetvete ndaj kërcënimit nga terrorizmi global. Rritja dhe përhapja e al-Kaedës dhe pastaj e Shtetit Islamik janë prova se vetëm bomba mund të mposht ideologjinë e shtrembëruar të një forme ekstreme të islamit. Por fuqitë perëndimore vazhdojnë të godasin objektiva të ISIS në Siri dhe Irak, që grupi terrorist i përgjigjet me kërcënimet veprimeve të tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dr Mendoza shprehet se Perëndimi mund të dalë fitimtar “nëse mban vendosmërinë e nevojshme për të siguruar sukses”. Komentatorë të tjerë sugjerojnë se lufta asimetrike e ISIS është deformuar në një luftë të parregullt.

Colin Clarke, një opinionist politik ka thënë se: “Lufta kundër Shtetit Islamik, sipas tendencave historike është vetëm në fillimet e saj. Është e rëndësishme që Uashingtoni dhe aleatët e tij të mos bëhet tepër të vetëkënaqur me status quo-në konfliktin e Lindjes së Mesme”.

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?