Testi i drogës, AMP nënshkruan marrëveshje me Institutin e Mjekësisë Ligjore

Këtë të hënë është firmosur Marrëveshja e Bashkëpunimit mes Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore në funksion të procesit të Vettingut.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu dhe Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Bledar Xhemali firmosën sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit në kuadër të përmbushjes së detyrimeve ligjore që janë parashikuar në ligjin nr 12/2018 “Për Vlerësimin Kalimtar dhe Periodik”.

Objekt i kësaj marrëveshjeje është bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore për kryerjen e ekzaminimit toksikologjik në mostrat biologjike për përcaktimin e lëndëve narkotike, apo psikotrope nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Procesi i Vetting-ut është duke vijuar normalisht në të treja shtyllat e vlerësimit për subjektet e përcaktuara pas hedhjes së shorteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?