Testim klasave të 5-ta, MAS: Provimi në 23 maj, nuk do të ketë penalizime

Në 23 maj, të gjithë nxënsit e klasave të 5-ta do të testohen. Provimi do të përfshijë 3 lëndë; atë të gjuhës shqipe, matematikës dhe lëndëve të tjera shkencore.

Autoritetet e arsimit qetësojnë prindërtit dhe nxënësit që ky testim nuk do të jetë penalizues për përsëritjen e vitit për ata që do të marrin pikë minimale, por do të jetë një test për të parë nivelin e ciklit fillor. Vitin e ardhshëm ministria e Arsimit parashikon testim të detyrueshëm të ngjashëm me atë të lirimit për klasat e 9, por për këtë duhen bërë ndryshimet ligjore.

Klasat e 5-ta në të gjithë vendin do të testohen nga Agjencia Kombëtare e Provimeve. Testimi do të kryhet në datën 23 maj, dhe për herë të parë në këtë cikël do të përfshijë velerësimin në tre lëndë kryesore; gjuhës shqipe-lexim, matematike dhe të lëndëve të tjera shkencore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtorja e arsimit parauniversitar Zamira Gjini thotë se rezultatet do ti duhet ministrisë së Arsimit për të parë nivelin e arritjes në përfundit të ciklit të fillore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Është një testim i cili nuk do të vlerësohet me notë, por do të jetë një vlerësim me pikë, i cili do të përcaktohet sipas tre fushave që do të jetë në ndihmë të Ministrisë së Arsimit, por edhe vetë shkollave”, thotë Gjini për Ora News.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?