Tetori sjell ndërgjegjësim. Numri i aksidenteve rrugore ulet me mbi 20%

Tetori duket të ketë sjellë ndërgjegjësim për drejtuesit e automjeteve. Sipas publikimit më të fundit të Instat mbi aksidentet rrugore, numri i tyre është ulur me afro 21% në tetor 2019, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraardhës.

Në tetor 2018, numri i aksidenteve rrugore shënohej 149, kurse në tetor 2019, aksidentet rrugore zbritën në 118.

Megjithatë, referuar Instat, rënia e aksidenteve rrugore është ndjerë në të gjithë 10 mujorin e 2019.

Përgjatë janar- tetor 2018 janë numëruar 1.452 aksidente rrugore, ndërsa për të njëjtën periudhë të vitit pasardhës, aksidentet automobilistike zbritën në 1.252, duke ndjerë rënie me afro 14%.

SHKARKO APP