Tha se kishte vajza të jashtëzakonshme në Tiranë, KiE i heq imunitetin Thorbjorn Jagland

Komiteti i Ministrave në Këshillin e Europës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjorn Jagland pas një kërkese nga autoritetet norvegjeze për të ndjekur procedurat në lidhje me akuzat për korrupsion të rënduar.

Vendimi vjen pas zbulimeve mediatike që nga nëntori 2025 të lidhura me dokumentet e publikuara nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara në çështjen penale Epstein. Më herët, Norvegjia ka nisur një hetim ndaj ish-kryeministrit Jagland, nën dyshimin për korrupsion që rrjedh nga kontakti i tij me financierin amerikan dhe shkelësin seksual Jeffrey Epstein.

“Me kërkesë të autoriteteve norvegjeze, organi vendimmarrës statutor i Këshillit të Evropës vendosi të heqë imunitetin z. Thorbjørn Jagland në cilësinë e tij si ish-Sekretar i Përgjithshëm”, njoftoi Këshilli i Evropës të mërkurën. KiE shtoi se vendimi vjen pas “zbulimeve mediatike që nga nëntori i vitit 2025” që lidhën Jaglandin me Epsteinin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hetimet do të fokusohen në faktin nëse Jagland ka marrë dhurata, udhëtime falas, apo favore të tjera nga Epstein. Kujtojmë që një email të Jagland më 25 maj të 2012-ës, ai i drejtohet Epsteinit me fjalët: “Kam qenë në Tiranë. Vajza të jashtëzakonshme”. Epstein për të cilin prokurorët pretendojnë se “krijoi një rrjet të gjerë viktimash të mitura që ai t’i shfrytëzonte seksualisht”, kishte korrespondencë të përsëritur me zyrtarë të fuqishëm në të gjithë Evropën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?