Thaçi e Mustafa në kafe me Edi Ramën, në mars mbledhja e dy qeverive

Në fund të muajit mars të vitit 2015 do të mbahet mbledhja e ardhshme ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë

Lajmin e ka konfirmuar zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pasi që së bashku me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, dhe atë të Shqipërisë, Edi Rama, kishin patur kafenë e mëngjesit së bashku.                                                               

“Së bashku me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, sot patëm një kafe mëngjes me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin diskutuam agjendën e integrimit europian, përshpejtimin e zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mirëqenies në dy vendet, bashkëpunimin rajonal si dhe zhvillimet e fundit politike. U dakorduam që mbledhja e ardhshme e të dy Qeverive të mbahet në fund të muajit mars 2015,” ka shkruar, Hashim Thaçi, njëherit edhe Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, në llogarinë e tij në Facebook./KosovaPress/

SHKARKO APP