The Guardian jehonë vendit tonë: Shqipëria, parajsa e pazbuluar e Evropës. Njihuni me bukuritë e papërsëritshme

Shqipëria konsiderohet si parajsë që duhet përjetuar nga pushues evropianë dhe më gjerë.

The Guardian e rendit Shqipërinë në top dhjetë vendet me të qeta në Evropë.

Një udhëtim në Luginën e Thethit, një prej zonave më të bukura në Shqipëri, po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e të huajve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Thethi si zonë malore turistike dhe klimaterike, e mirënjohur për bukuritë natyrore, ofron mundësi turizmi për të gjitha stinët e vitit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të gjitha këto bukuri të papërsëritshme të këtij fshati në zemër të Alpeve shqiptare e bëjnë Thethin që të zërë një vend të rëndësishëm në natyrën, traditën e kulturën shqiptare. Për këtë arsye, Parku i Thethit, si zonë pranë kufirit, është propozuar që të jetë pjesë e një parku ndërballkanik të quajtur Parku i Paqes, i cili përfshin territore edhe nga Kosova e Mali i Zi.

Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit.

Përveç kanionit, në Theth gjenden një numër i konsiderueshëm shpellash, por ato që kanë tërhequr vëmendjen e shumë alpinistëve, speleologëve, gjeografëve etj., janë Shpella e Harapit dhe Bira e Rrathëve, të cilat me përmasat e tyre dhe dukuritë interesante që mbartin brenda tyre si liqenet nëntokësore, galeri, sifone etj., janë bërë shkak i shumë legjendave të krijuara nga vetë banorët e zonës. Një bukuri natyrore, të veçantë, të bjeshkëve të veriut, shpalos në këtë zone.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?