“The Indipendent”, një udhëtim në “kufirin e fundit të egër të Europës” në kërkim të aventurave

Kryeministri Rama përcjell interesin dhe trajtimin që prestigjozia britanike, “The Indipendent”, i ka bërë mrekullive shqiptare që  startojnë nga Parku i Alpeve në veri, me Valbonën dhe Thethin, e deri në Vjosë në jug.

“Është ky rrëfimi për Shqipërinë i medias së njohur britanike “The Independent” që nis nga Parku i Alpeve në veri, me Valbonën dhe Thethin, e deri në Vjosë në jug”, shkruan Rama, i cili ka bashkëngjitur edhe linkun e gazetës.

Edhe një javë pasi u ktheva nga Shqipëria, mendja ime isha ende në Bjeshkët e Nemuna, një emër i përshtatshëm për karstet dramatike gëlqerore dhe pyjet e dendura të ahut që qëndronin para meje.

Me skena që ngjasojnë me Andet peruane, ishte e vështirë të besohej se ishte vetëm tre orë fluturim larg shtëpisë në MB. Këto peizazhe të pazbutura kanë pak shenja qytetërimi (pa llogaritur numrin në rritje të alpinistëve në Qafën e Valbonës).

Një detoks për jetën moderne, luginat janë të mbushura në mënyrë sporadike me kulla (shtëpi fermash në veri të Shqipërisë), të cilat janë qindra vjeçare, ndoshta të njëjtat me ato që ka kaluar edhe shkrimtarja e udhëtimeve viktoriane Edith Durham. Në udhëtimin e saj të vitit 1909, Shqipëria e Lartë, ajo vuri në dukje se si “koha ndaloi” në Theth dhe fshatrat përreth, citohet mes të tjerash në “The Indipendent”.

SHKARKO APP