”The Telegraph”: Shkodra është Palermo e Shqipërisë, 3 mijë paund çmimi për në Angli
”Shkodër-Dunkirk, furgonë çdo ditë”, kështu fillon artikulli i britanikes ”The Telegraph”, që pasqyron fenomenin e emigracionit ilegal midis brigjeve franceze dhe britanike, ku shqiptarët janë pjesa më e madhe. Muajt e fundit, shtypi londinez është fokusuar shumë tek emigrantët shqiptarë, dhe i ka në shënjestër të lajmeve.
Po ashtu ”The Telegraph”, thekson edhe se pjesa më e madhe e shqiptarëve ka si pikënisje qytetin e Shkodrës, i cilësuar nga e përditshmja si “Palermo e Shqipërisë”.
Sipas tregimit të saj, “në qytetin me një papunësi të frikshme, operojnë familje kriminale” që organizojnë trafikun duke e reklamuar edhe në rrjetet sociale si TikTok, ku premtojnë 100% sukses.
Bandat shkodrane kanë ulur çmimin e “biletës” për Angli, nga të paktën 5 mijë paund në rreth 3 mijë, për shkak të pamundësisë të shumë personave për të siguruar paratë e nevojshme.