“The Times” shkruan për Shqipërinë, Rama: Investitorë të fuqishëm po i kthejnë sytë nga vendi ynë

“Shqipëria në fokus të prestigjiozes “The Times”, një ndër tribunat më të respektuara të botës mediatike, jo vetëm si një vend me plazhe magjepsëse e rërë të bardhë, por tanimë edhe si ofruese e përvojave të turizmit të nivelit të lartë me rritjen e numrit të hoteleve me standarde optimale.
Investitorë të fuqishëm po i kthejnë sytë nga Shqipëria ku tanimë kemi disa marka ndërkombëtare si Melía, Radisson, Marriott, Hilton, Swiss Hotel, Intercontinental apo Hyatt, krejt të pamendueshme deri disa vjet më parë, e ku me finalizmin e aeroportit të Vlorës vendi ynë do të jetë edhe më shumë në qendër të vëmendjes së turistëve nga e gjithë bota. Viti 2024 u mbyll me +37% më shumë vizitorë nga Britania e Madhe krahasuar me vitin paraardhës”, shkruan Kryeministri Edi Rama, ndërsa ka ndarë edhe shkrimin nga media e madhe britanike “The Times”.