Thellohet bilanci i tragjedisë, ndërron jetë edhe ish-vjehrra e Refit Buzit

Është rënduar bilanci i ngjarjes së rëndë në fshatin Vidhisht të Roskovecit. Bejlere Plaka, e cila mbeti e plagosur rëndë me armë gjahu nga Refit Buzi, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Ajo u dërgua fillimisht në spital në gjendje të rëndë dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por nuk arriti të mbijetonte. Nga e njëjta ngjarje humbi jetën edhe bashkëshorti i saj, Kosta Plaku, i cili u qëllua për vdekje me armë gjahu. Vajza e çiftit u mor peng nga ish-bashkëjetuesi i saj, por u lirua më pas pas ndërhyrjes së Policisë.

Pas lirimit të saj, forcat RENEA vijuan për disa orë negociatat me Refit Buzin për ta bindur të dorëzohej, por ai nuk iu bind thirrjeve të Policisë dhe më pas u vetëvra brenda automjetit ku ishte ngujuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Refit Buzi i jep fund jetës, 35-vjeçari vrau ish-vjehrrin dhe mori peng ish-bashkëshorten

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?