Thethi, Lëpusha dhe Kelmendi mbulohen nga bora, shkon në disa centimetra trashësi
Ulja e temperaturave ka sjellë dëbore edhe në zonat malore të Shkodrës.
Në Theth dhe në Lëpushë e Kelmend, ka pak centimetra dëborë, por pa krijuar probleme.
Nga pamjet e publikuara, shihet edhe borë pastruesja duke pastruar akset kryesore rrugore. Ndërkohë që qytetin e Shkodrës vazhdojnë ende reshjet e dëborës.
“Në Qafë Thore-Theth kanë filluar reshjet e dëborës.
Po punohet me borëpastruese dhe me shpërndarjen e kripës për ta mbajtur qarkullimin në normalitet🛣
Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, në kohë me reshje pajisuni me goma dimërore kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.